Lajçak: Kosova dhe Serbia të ulin tensionet

Prishtina të ngrejë asociacionin, Beogradi të bashkëpunojë për Banjskën

Kosova dhe Serbia duhet të ulin menjëherë tensionet dhe gjejnë rrugën e dialogut. Ishte ky mesazhi që pesëshja e diplomatëve të dërguar nga SHBA, BE, Franca, Gjermania dhe Italia u bënë të qartë në takimet e kësaj të shtune, kryeministrit Albin Kurti në Prishtinë dhe Presidentit serb Aleksandër Vuçiç më pas në Beograd.

“Serbia dhe Kosova duhet të bëjnë pjesën e tyre për deeskalimin dhe normalizimin e marrëdhënieve të tyre dhe këtë mesazh ia kaluam edhe presidentit Vuçiç”.

Në Prishtinë, diplomatët i dorëzuan Kurtit një plan për ngritjen e Asociacionit, pa të cilin sipas Laçak nuk do të ketë të ardhme për Kosovën.

“Kurti ka përgjegjësi të bëjë progres në normalizim, nëse Kosova dëshiron të bëjë progres në BE. Duhet ta përsëris që Asociacioni të formohet pa vonesa. Pa këtë, s’do të ketë progres të Kosovës në integrimin evropian”.

Por në një njoftim të qeverisë së Kosovës thuhet se Kurti u shpreh në takim se prioritet kryesor për vendin e tij është siguria e shtetit, qytetarëve, kufijve dhe territorit. Ai kërkoi ndëshkim për Serbinë pas sulmit në Banjskë. Për këtë diplomatët i kërkuan Beogradit të bashkëpunojë për zbardhjen e ngjarjes.

“Ne dënojmë fuqishëm sulmin terrorist ndaj policisë së Kosovës më 24 shtator. Të gjithë autorët duhet të vihen para drejtësisë dhe presim bashkëpunim të plotë të Serbisë dhe veprim konkret në këtë drejtim.”

Ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se pati një takim “të vështirë” me 5 diplomatët perëndimorë duke u shprehur se beson që do të gjendet një rrugëdalje nga kriza, por pa dhënë më shumë detaje.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share