DIPLOMATI EUROPIAN: FAJTOR PËR VONESAT JO VETËM VENDET E RAJONIT, POR EDHE BE
Ballkani Perëndimor është në një gjendje më të keqe se 5 vjet më parë dhe nuk është i sigurtë. Kështu u shpreh në forumin TO BE FOR SECURE, i dërguari i BE për dialogun Kosovë Serbi, Miroslav Lajcak i cili kërkoi anëtarësim sa më të shpejtë të vendeve të rajonit në familjen europiane.
I dërguari i BE për dialogun Kosovë Serbi kërkon anëtarësim të shpejtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në fammiljen europiane. Dicka e tillë sipas Lajcak është kushtëzuar nga situata e luftës në Ukrainë. Ai është i mendimit se edhe vendet e rajonit tonë nuk janë të sigurta.
Lufta në Ukrainë i ka ndryshuar të gjitha rregullat. dhe arkitekturën botërore. Ka mendimE SE Ballkani Perëndimor është në gjendje të sigurt dhe mund të presë për tu anëtarësuar në BE. Tani është shumë e qartë, Ballkani nuk mund të presë. Ata nuk janë në gjendje të sigurt. Ballkani Perëndimor do të jetë i sigurtë kur ti bashkohet Bashkimit Europian. Procesi i zgjerimit nuk është dicka teknike por është një proces politik. Pjesa politike ka lidhje edhe me sigurinë tonë.
Për vonesat në procesin e integrimit, Lajcak bën autokritikë. Faji sipas tij nuk kanë vetëm shtetet e rajonit.
Unë jam i mendimit se situata në Balljkanin Perëndimor është më keq. Gjendja është më e keqe se 5 vjet më parë. Kjo nuk është cështje faji. Edhe ne në BE ndajmë fajin tonë. Edhe vendet e rajonit shpesh nuk kanë qenë të motivuara. Megjithatë unë kam një këshillë për rajonin. Le të lënë spekulimet për pjesën që kërkon BE dhe të bëjnë sic duhet detyrat e tyre.
Këto deklarata Miroslav Lajcak i bëri gjatë fjalës së tij në forumin TO BE FOR SECURE që u mbajt në Mal të zi. /Klan News/