Lajçak, apel Kurtit: Pa Asociacionin, nuk ka pakt

Kryeministri: Jam optimist, por suksesi nuk varet nga unë

Në prag të takimit të 18 Marsit, në Ohër është rritur edhe presioni ndërkombëtar ndaj Kosovës për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e ka ftuar Kosovën dhe Serbinë, që ta shfrytëzojnë propozimin e Bashkimit Evropian për të normalizuar marrëdhëniet.

Ursula von der Leyen: Kemi një plan të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit. Mendoj se ai përbën një rast për të dyja palët që ta shfrytëzojnë mundësinë, sepse normalizimi është kyç për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit. Shpresoj që të dyja palët do të jenë shumë konstruktive në takimet që do të zhvillohen së shpejti.

Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak nga Beogradi ka thënë se nëse nuk ka ka Asociacion, nuk ka marrëveshje.

Miroslav Lajçak: Nëse nuk ka asociacion, nuk ka marrëveshje. Qëllimi nuk është që dikush të fitojë apo të humbasë. Qëllimi është të kërkojmë një situatë të favorshme dhe të hapim derën evropiane.

Deklaratave të Lajçakut i është kundërpërgjigjur kryeministri Albin Kurti, i cili ndonëse ka shfaqur shpresën ka lënë të nënkuptohet se negociatat për planin e zbatimit mund të vazhdojnë.

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Kosova refuzon gjithcka që rrezikon mënyrën e funksionimit të sistemit demokratik.

Për dakordimin e Kosovës dhe Serbisë më 27 Shkurt për përmbajtjen e Planit Evropian, ajo tha se neni 7 i saj është “koncesioni që ka pranuar Kosova” e që ka të bëjë me kishat ortodokse serbe dhe vetëmenaxhimin e komunitetit serb në Kosovë.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share