LAMM njoftoi se qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, kryesisht me lagështirë. Intensiteti në drejtimet rrugore jashtë qendrave të qyteteve është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga shteti, përcjell KlanM.
Rekomandohet rregullimi i shpejtësisë së lëvizjes, respektimi i sinjalistikës së vendosur në komunikacion dhe drejtim i kujdesshëm i mjeteve, sidomos në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.