Tony Garnett, 29 vjeçari i cili braktisi partneren e tij me të cilën ka dy vajza, për të filluar një tjetër marrëdhënie me Soffia Karkadym, refugjate ukrainase që u strehua për 10 ditë në shtëpinë e tyre, tani ka strehuar një tjetër ukrainase në shtëpi.
Babai i dy fëmijëve e quajti ‘dashuri me shikim të parë’, marrëdhenien me 22-vjeçaren Soffia, por tani çifti ka strehuar një tjetër femër në shtëpinë ku ata bashkjetojnë.
Çifti Sofiia Rastorhuieva dhe Illia Tronevych, 19 dhe 18 vjeç u stresuan në shtëpinë e Tony-t, pasi ai pa që ishin nxjerrë jashtë nga familja që i mikpriti në po të njëjtin qytet, raporton DailyMail.
“E di që të gjithë më shohin si një person që lëviz nga një shtrat në tjetrin sepse lashë partneren time Lorna dhe dy vajzat”, shprehet Tony për DailyMail.
Soffia e sapostrehuara në shtëpi shprehet e lumtur për familjen e re me të cilën po qëndron, pasi familja e mëparshme i detyronte të flinin në një divan të vogël, të shplanin dhe të lanin enët ose rrobat.
“Jam e lumtur që Tony dhe Soffia u treguan kaq miqësor për të na ndihmuar. Ne ishim të palumtur aty ku jetonim”, tregon Soffia.
Illia partneri i saj gjithashtu tregohet falenderues ndaj çiftit.
Ndërkohë partnerja e Tonyt, Soffia shpjegon se të qenit dy ukrainase në shtëpi e bën më pak nostalgjike për vendin e saj./tvklan.al