Kylie Jenner njoftoi se po zgjeron perandorinë e saj të biznesit miliardë dollarësh me një sipërmarrje të re një linjë veshjesh të quajtur “Khy”.
26-vjeçarja, njoftoi projektin e saj të ri të modës përmes Instagramit të saj të martën, me një foto të mrekullueshme të mbishkrimit, ‘takoni khy’.
Në foto, ylli televiziv – e cila aktualisht është në lidhje me aktorin Timothee Chalamet ishte ulur në dysheme, e veshur me një pallto të gjatë lëkure të zezë me zinxhirë të zbërthyer anash që tregonin këmbët e saj të tonifikuara.
Ylli i Kardashians gjithashtu etiketoi llogarinë zyrtare të ‘Khy’ në Instagram, e cila përmban dy foto të saj si dhe një link të markës.