Kylie Jenner e pranon se ka bërë operacion plastik të gjoksit: Bëjini pasi t’i përfundoni fëmijët

Vetëm disa muaj para se të mbetej shtatzënë me fëmijën e saj të parë në moshën 20-vjeçare, Kylie Jenner e kishte bërë gjoksin. Edhe pse fansat kanë spekuluar prej vitesh se ajo kishte bërë ndërhyrje në gjoks, Kylie nuk e konfirmoi vetë këtë deri në finalen e sezonit të tretë të The Kardashians, i cili u transmetua më 27 korrik.

Ajo ishte duke biseduar me shoqen e saj më të mirë, Anastasia Karanikolaou, dhe duke dhënë këshilla për përvojën e saj që e ka fituar si nënë e dy fëmijëve.

“Kam bërë gjoksin para Stormit – brenda gjashtë muajve nga momenti i lindjes së Stormit, duke mos menduar se do të kisha një fëmijë kur do të isha 20 vjeç”, tha Kylie.

“Ata ende po shëroheshin [kur mbeta shtatzënë]. Kisha gjoks të bukur. Perfekte gjithçka. Kështu që unë thjesht do të dëshiroja, natyrisht, që kurrë të mos i kisha bërë ato në fillim”.

“Unë do t’i rekomandoja kujtdo që po mendon të bëjë këtë ndërhyrje të presë derisa t’i përfundojë fëmijët”, shkruan Hollywoodlife, transmeton Klankosova.tv.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share