Modric e Kross drejt largimit nga Real, PSG hedh sytë te Rashford
Emri që intrigon më tepër merkaton e janarit është padyshim, Kylian Mbappe. 25-vjeçarit në skadencë kontrate nuk ka vendosur ende për të rinovuar me PSG-në. Francezët po tentojnë ta bindin për të qëndruar, ndërsa në garë për ta rrëmbyer gjendet Real Madrid. Shifrat janë stratosferike për ta bindur, 26 milionë Euro në sezon dhe 130 milionë të tjera për të kaluar në Spanjë me parametra zero në fund të sezonit.
Por, kryesuesit e La Liga nuk po mendojnë vetëm për merkaton në hyrje. Dy mesfushorët lider prej vitesh tashmë, Toni Kross dhe Luka Modriç nuk kanë rinovuar dhe do jenë të lirë për të negociuar me një tjetër klub. Interes për ta ka pasur nga Arabia Saudite, por nuk përjashtohet mundësia e ndonjë rikthimi tek ndonjë prej ish-skuadrave të tyre apo në kampionatin amerikan të futbollit.
Zjelinski i Napolit pritet të qëndrojë sërish në kampionatin italian, por duke ndryshuar fanellën. Për mesfushorin polak ka interes nga Inter dhe Juventus, me këto të fundit që duan deri diku për të mbushur boshllëkun e mundshëm nga Sensi dhe Rabiot, me këto të fundit në fund të kontratës respektive në Milano dhe Torino. Bardhezinjtë rrëzikojnë të humbasin edhe Aleks Sandro dhe Ruganin.
Një tjetër emër që intrigon tregun e merkatos së Janarit është padyshim Markus Rashford. Talenti anglez nuk ka bindur ende drejtuesit e Manchester United dhe largimi shihet mëse i mundshëm. Për 26-vjeçarin ka interes nga PSG.
Klan News