“Kvantashki” proteston, institucionet heshtin

Pemët dhe perimet nga moçalet në tryezë

Katër vite më parë, kur e bleu “Kvantashkin”, investitori premtoi se do ti përmirësojë kushtet dhe se do të investojë afër 2 milion eurove për të përmirësuar kushtet. E kështu duket sot, pas katër viteve tregu me shumicë ku shiten pemë dhe perime.

Ky treg ka edhe monopol në kryeqytet, si tregu i vetëm ku tregtohen me shumicë pemë dhe perime. Por Ministri i transportit dhe lidhjeve, Bekim Rexhepi thotë se resori i tij nuk është kompetent që të mbikëqyr ndërtimet apo edhe se a ka monopol.

”Në kohë krize si i lejohet një investitori privat të bëjë çfarë të doje? Kur e ka blerë para 4 vjetëve ka premtuar se do të investojë 2 milion për ti përmirësuar kushtet  e ne ishim atje e pamë se në çfarë kushte shiten produkte ushqimore që mund të jenë të rrezikshme edhe për qytetarët që i konsumojnë. Për çështje të monopolit janë institucionet tjera. Ne si Ministri e transportit japim leje për fillim të punimeve apo ndërtim nga kategoria e parë. Ministria e transportit nuk është organ mbikëqyrës për punën që po e punon investitori, por institucionet duhet ta shqyrtojnë këtë çështje”  – tha Bekim Rexhepi.

Megjithatë, si përfaqësues politik i zonës që ka shumë tregtarë në këtë treg premtoi se do të angazhohet për ta gjetur institucionin kompetent.

”Edhe si përfaqësues politik jo vetëm si zëvendësministër, ka shumë tregtarë që vijnë prej zonës juaj… Sigurisht që do ta shqyrtojmë, nëse është çështje për Ministrinë e transportit, pse jo?” – tha Bekim Rexhepi.

Përveç se nuk ka investuar shumën e premtuar në këtë treg, investitori ka rritur çmimet e qirasë. E ata që nuk e kanë pranuar çmimin e vendosur janë ndeshur me kërcënime nga grupe të dyshimta të ardhura nga vendet fqinjë. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Furkan Saliu

Lexo gjithashtu
Total
0
Share