Me 65 vota “PËR” dhe 15 kundēr, Kuvendi i Maqedonisë i dha dritë jeshile kërkesës së Qeverisë për huamarjen nga Hungaria në vlerë prej 500 milionë eurosh. Ligjin dhe nevojën për këtë huamarje në detaje e sqaroi zv. ministri i Financave Nikollçe Jankullovski.
Ju kundërpërgjigjë i deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytiqi. Ai akuzoi Qeverinë se me këtë veprim po godet ekonominë e vendit. Tha se këtë borxh do ta paguajnë gjenerata të tëra. Ai ngriti dyshime se mjetet financiare vijnë nga Kina dhe jo nga Hungarija.
Me kundër replik u paraqit në foltore Brane Petrushevski nga VMRO-DPMNE. Sipas tij, është e turpshme që Bytiqi si ish zv kryeministër ta kundërshtojë këtë propozim.
Menjëher pasoi kundërpërgigje nga Bytyqi.
Pas tyre në skenë dolën, Kovaçevski dhe Stojanovski.
Ndryshe, ligji në fjalë kaloi me procedurë të shkurtuar në Kuvend, ishte LSDM-ja që tentoi ta bllokojë të njejtin në Komision për Financa dhe Buxhet, megjithatë ishte kryetari i parlamentit Afrim Gashi që thirri senancën dhe caktoi udhëheqësin e ri të kêtij Komisioni nga rradhët e VMRO DPMNE-së dhe më pas ligji arriti të kaloj në komision. /tvklan.mk