SHUMICA DHE OPOZITA ME AKUZA RECIPROKE PËR QEVERISJEN E KOMUNAVE
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka vazhduar sot debatin rreth propozimit që Risto Penov të zgjidhet në funksionin e ministrit të ri të Vetëqeverisjes Lokale.
Deputetet e shumicës dhe opozitës kanë shfrytëzuar foltoren e Kuvendit për të drejtuar akuza të ndërsjella rreth qeverisjes së komunave në vend. Mile Talevski akuzoi VMRO – DPMNE, se ka krijuar kaos në komunat ku qeverisë kjo parti, pasi në to sipas tij, ndërmarrje publike janë jofunksionale, shërbime për qytetarët janë më të shtrenjta dhe më jocilësore për qytetarët dhe nuk ka investime dhe zhvillim. Ai kërkoi që të mbështetet propozimi për Penovin, në mënyrë që të vazhdojnë të mbështesin komunat.
“Pavarësisht të gjithave Qeveria e LSDM-së dhe koalicionit do të vazhdojë me mbështetjen e komunave, sepse qytetarët e meritojnë atë. Që të jetë e mundur ajo mbështetje, nevojitet funksionimi i Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, nevojitet njeri i cili ka përvojë, që i di nevojat e vetëqeverisjeve lokale dhe qytetarëve të tyre. Për këtë, vlerësoj se duhet ta mbështesim propozimin që Risto Penov të zgjidhet ministër i Vetëqeverisjes Lokale. Penov është ish kryetar i Qytetit të Shkupit, që është një përvojë e paçmueshme dhe përparësi shumë e madhe në ushtrimin e funksionit ministër i Vetëqeverisjes Lokale” – deklaroi Mile Talevski, deputet i LSDM-së.
Nga ana tjetër, VMRO – DPMNE nuk mjaftohet me ndërrimin e vetëm një ministri. Kjo parti, kërkon shpërbërje të Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
“Po të ketë përballje zgjedhore, unë e them me garancë dhe atë me përgjegjësi të plotë morale në foltoren parlamentare dhe ju lus, nëse jeni aq të bindur në atë që e thoni, ngriteni dorën dhe votoni për shpërbërjen e Kuvendit. Të dalim para qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe të shohim se, si qëndrojmë në këtë moment, nëse qytetarët e mbështesin këtë konceptin tuaj të shitjes të gjitha asaj që quhet identitet apo shembje të gjithë sistemit të Maqedonisë, apo e mbështesin sistemin që momentalisht mund ta krahasojnë në komunat” – deklaroi Bojan Stojanoski, deputet i VMRO-DPMNE-së.
Kujtojmë se, Kuvendi filloi të martën debatin për propozimin që Risto Penov të zgjidhet ministër i ri i Vetëqeverisjes Lokale. Propozimi për Penovin vjen pasi bashkëpartiaku i tij, Goran Milevski, dha dorëheqje nga funksioni për arsye personale. Penovi është ish deputet dhe ish kryetar i Qytetit të Shkupit. Ai është njëri ndër themeluesit e Partisë Liberal Demokrate dhe ka qenë kryetari saj. /KlanMacedonia/
Përgatiti: Teuta Buçi