Pas tragjedive të shumta që kanë shokuar vendin, me kulminacionin e humbjes tragjike të 59 jetëve në zjarri në diskotekën “Pulse” në Koçan, qytetarët e vendit janë ngritur për të kërkuar llogaridhënie.
Nisma qytetare “Kush e ka rradhën” ka organizuar një protestë përpara Kuvendit, ku ata kanë kërkuar që institucionet të kthehen në shërbim të qytetarëve dhe të mos jenë më vegla në duar të partive politike.
Lista e tyre me kërkesa ishte e gjërë, duke përfshirë më shumë sigurinë dhe përgjegjsinë e shtetin ndaj qytetarëve.
IGOR ANTOV – PJESËTAR I NISMËS CIVILE “KUSH E KA RADHËN”
Kemi përgatitur kërkesat konkretisht për inspektoratet. Kërkojmë ngritjen e një shërbimi civil “E Inspektorati” që do të mundësojë funksionimin transparent të të gjitha inspektorateve në vend, në mënyrë që çdo qytetar të ketë një pasqyrë se cili objekt i është nënshtruar mbikëqyrjes dhe kush jo. Ashtu si ne të gjithë shikonim dhe duhej të kontrollonim kur ajri ishte i pastër për të kontrolluar se kur të dilnim jashtë, ne jemi tani në një situatë për të kontrolluar kur jemi në një situatë për të kontrolluar kur rrezikohet siguria jonë dhe cilat vende garantojnë sigurinë tonë.
Borjan Eftimov, i cili është një nga figurat kryesore të nismës, ka shprehur dyshime në lidhje me mundësinë që autoritetet të zbatojnë drejtësinë siç duhet.
Ai ka kërkuar që të publikohen të gjitha dokumentet që lidhen me funksionimin e diskotekës “Pulse” dhe të përfshihen edhe raste të tjera, si Besa Trans, Durmo Tours, onkologjia dhe Spitali Modular i Tetovës.
Ata kërkojnë që këto dokumente të bëhen publike dhe të shqyrtohen nga qytetarët, për të kuptuar se si ka funksionuar sistemi dhe ku ka dështuar.
BORJAN EFTIMOV, PËRFAQËSUES I NISMËS CIVILE “KUSH E KA RADHËN”
Ne kërkojmë që këto dokumente të publikohen për të parë nëse ekzistojnë dhe nëse është bërë ndonjë vëzhgim në këtë diskotekë. Sistemi në Maqedoni nuk ka funksionuar që nga themelimi i tij, prandaj kërkojmë që dokumentacioni për të gjitha tragjeditë tjera që kanë ndodhur në periudhën e kaluar të publikohet në mënyrë transparente. Me fjalë të tjera, kërkojmë publikimin e dokumentacionit për rastet që kanë të bëjnë me Besa Trans, Durmo Tours, onkologjinë dhe Spitalin Modular të Tetovës. Në këto ngjarje tragjike ku sistemi ka dështuar, opinioni është jo plotësisht i informuar për mbrojtjen e individëve apo grupeve të caktuara që kanë sunduar Maqedoninë në 33 vitet e fundit.
Eftimov shtoi se qytetarët janë të lodhur nga inaktivitetin e Kuvendit dhe deputetëve, të cilët shpeshherë shkojnë në “pushime parlamentare” duke i lënë pas nevojat dhe kërkesat urgjente të popullatës.
Ai ka thënë se “kur ata shkojnë me pushime të paguara me paratë tona, ne e kemi për detyrë të flasim
BORJAN EFTIMOV, PËRFAQËSUES I NISMËS CIVILE “KUSH E KA RADHËN”
Ne si qytetarë besoj se si gjithë të tjerët jemi të frustruar nga mosveprimi i Kuvendit tonë. Jo vetëm në këto dy javë, por gjatë gjithë jetës. Kuvendi është jashtëzakonisht pasiv edhe pse e ka detyrimin më të madh të përfaqësojë qytetarët e këtij vendi. Prandaj vendosëm që kur kuvendi, kur deputetët që paguhen nga taksat të shkojnë me pushime, ne si qytetarë të mblidhemi dhe të diskutojmë problemet tona.
Demokracia nuk shkon në pauzë,” thonë ata, duke e bërë të qartë se qytetarët nuk do të heshtin, përderisa sistemi vazhdon të dështojë për të siguruar një të ardhme më të sigurt për të gjithë.
Në kuadër të nismës është formuar dhe një kërkese që adreson problemet urbane në qytetet tona.
Ata mbështesin idenë e Hekurudhave të Maqedonisë për një tren urban, që do të sjellë një alternativë të re për qytetarët.
Po ashtu, propozohet krijimi i zonave vetëm për këmbësorët, siç është rasti i “Debar Maallës”, ku disa rrugë janë të mbyllura për makina gjatë fundjavës.
Këto masa janë parë si hapa të parë drejt transformimit të qyteteve në hapësira më të sigurta dhe miqësore për njerëzit, jo për automjetet.