Kuvendi miratoi ndryshimet për racionin e subvencionuar studentor

NUK U PRANUAN AMENDAMENTET PËR RRITJE TË SHUMËS

Deputetët sot miratuan në seancë plenare ndryshimet e ligjit për racion të subvencionuar studentor. Shumica parlamentare, gjatë diskutimit të këtyre ndryshimeve ligjore në komisionin amë parlamentar, nuk i pranoi amendamentet e opozitës maqedonase që, shuma e mjeteve për racionin studentor të rritet nga 120 denarë në 160 si dhe për vazhdimin e afatit deri në fund të vitit akademik, në vend që deri në mars të vitit 2023.

“Kur të merret numri i përgjithshëm i studentëve që mësojnë në këtë shtet afërsisht është 40 mijë dhe kur t’i shtoni atyre 40 mijë studentëve 40 denarë, del plus 28 mijë euro në muaj, nëse duam që të gjithë studentët në këtë shtet të realizojnë të drejtën e racionit studentor prej 160 denarë” – tha Bojan Stojanoski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Deputetja e PLD-së, Monika Zajkova, që është pjesë e shumicës parlamentare, duke u përgjigjur në akuzat e VMRO – DMNE-së tha se, studentët janë vegël për përfitimin politik në kurriz të tyre dhe bëri thirrje drejtuar gjithë deputetëve për konstruktivet sa i përket përmirësimit të kushteve të studentëve.

“Tani, në vend që të flasim këtu kush çfarë ka bërë, duhet që me forca të përbashkëta të unifikohemi dhe të tregojmë vullnet politik se, me të vërtetë duam të krijojmë kushte dhe mundësi më të mira për çdo të ri në shtet dhe ne do të pajtohemi vetëm se si deputetë duhet të qëndrojmë të gjithë së bashku në anën e studentëve” – deklaroi Monika Zajkova, deputete e PLD-së.

Ndërkohë, mbrëmë një grup studentësh prej universiteteve të ndryshme kanë zhvilluar një marsh protestues, përmes së cilit kanë shprehur pakënaqësitë e tyre rreth kushteve të studentët. Ata kërkojnë të rritet shuma e mjeteve për racionin studentor, të barazohet shuma e bursave, të ndahen mjete për renovimin dhe sigurimin e kushteve normale në konviktet studentore si dhe të ndalohet privatizimi i paralajmëruar i konvikteve. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Teuta Buçi

Lexo gjithashtu
Total
0
Share