Kuvendi miratoi ndryshimet e Ligjit për pagat e universiteteve

UNIFIKOHEN PAGAT NË UNIVERSITET PUBLIKE

Kuvendi miratoi plotësimet dhe ndryshimet në Ligjin për Arsimin e Lartë me të cilat mundohet që të bëhet rritja e pagave edhe për pesë universiteteve të tjera publike në vendin tonë. Me ndryshimet që Kuvendi i miratoi sot pasdite, bëhet unifikimi i pagave në të gjitha universiteteve shtetërore, me çka, do të arrihet harmonizimi i koeficientëve dhe statusi i njëjtë i të punësuarve në të gjitha universitetet.

Ndryshimet në Ligjin për Arsim të Lartë, pasuan pas protestës së sindikatave të pesë universiteve publike në vend, të cilat dërguan akuza drejt pushtetit se nuk i ka nënshkruar marrëveshjet kolektive edhe me ta, por vetëm me universitetin Shën Cirili dhe Metodij”. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share