Rritja projektohet në 2.9%, inflacioni 7.1%
Kuvendi, me 56 vota “për”, 30 “të përmbajtur” dhe 1 “kundër” ka miratuar Buxhetin e plotësuar për vitin 2023.
Buxheti i plotësuar ishte dërguar në Kuvend pasi Qeveria pranoi amendamentet nga debati në Komisionin parlamentar për financim dhe buxhet.
Në Buxhetin për vitin 2023, rritja është projektuar në 2.9%, kurse inflacioni në 7.1%. Të ardhurat e përgjithshme planifikohen në nivelin e 282 miliardë denarëve dhe janë më të larta për 14.8% krahasuar me vitin 2022, kurse harxhimet në nivelin e 324.8 miliardë denarëve ose për 12.6% më të larta nga viti I kaluar.
Deficiti buxhetor është në nivelin e 4.6% nga Bruto Prodhimi Vendor I planifikuar. Për harxhime kapitale planifikohen 48.9 miliardë denarë ose për rreth 52.3% më shumë se sa në vitin 2022.
Në të parashihen rreth 250 milion euro për tejkalimin e sfidave nga kriza ekonomike dhe energjetike, si dhe mjete për pagesën e rregullt të rrogave dhe pensioneve dhe për mbështetje të firmave dhe buqësisë.
Ky është buxheti I parë I miratuar konform Ligjit për buxhete dhe sipas Qeverisë, do të drejtohet për të amortizuar pasojat e krizës energjetike dhe për financimin e papenguar të eurointegrimeve dhe me të vendoset baza për rimëkëmbje ekonomike, përshpejtimi I rritjes ekonomike dhe për konsolidimin gradual fiskal. /KlanMacedonia