Deputetët votojnë me 75 vota pro këkesën e SPAK
Sali Berisha nuk e ka më imunitetin e deputetit. 75 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë votuan për t’ja hequr atë, duke i hapur rrugë SPAK për arrestimin e tij.
Shansin për të ngritur kartonin jeshil për kundërshtarin e tij politik nuk e humbi as kryeministri Edi Rama. Megjithatë këtë proces, Sali Berisha e ndoqi me një buzëqeshje në fytyrë, teksa udhëzonte deputetët demokratë për aksionin opozitar.
Thirrjes së vazhdueshme të Lindita Nikollës për të folur në seancë, nuk iu përgjigj. Për më pak se 9 minuta, seanca u mbyll. E ashtu si çdo herë tjetër, edhe aksioni opozitar.
Në largim, Sali Berisha akuzoi Kuvendin për një proces të paligjshëm.
Pasi të njoftohet zyrtarisht nga Kuvendi, SPAK do t’i drejtohet GJKKO, me një kërkesë për shtrëngimin e masës së sigurisë për Sali Berishës, arrest shtëpie ose arrest me burg.
Klan News