Kuvendi i Shqipërisë miraton ligjin e ri për punën e detyruar të studentëve të mjekësisë

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar në seancën e së enjtes pasdite me 73 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim, projekt-ligjin “Për një shtesë dhe disa ndryshime në ligjin nr. 60/2023, “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e Përgjithshme”, në institucionet publike të arsimit të lartë”.

Pas argumentimit të Gjykatës Kushtetueses se afati 5 vjeçar është jo-proporcional, bëri që qeveria të ulë në 3 vite për ata që fillojnë rishtas, për studentët e vitit të dytë e deri në atë të katërt në 2 vite dhe për studentët e vitit të pestë e të gjashtë në vetëm një 1.

Kujtojmë se në procesin e votimit ishin të pranishëm vetëm deputetët e mazhorancës ndërsa deputetët opozitar nuk morën pjesë për shkak se PD ka shpallur sot ditë zie në ndër të ish deputetit të PD, Gerti Bogdani, i cili u nda nga jeta një ditë më parë.
Lexo gjithashtu
Total
0
Share