Kuvendi i Kosovës/ Tensione në debatin për raportin e fundit të DASH-it

Me tensione është zhvilluar debati në Kuvendin e Kosovës për raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit për Kosovën.

Nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, u tregua e ashpër me deputetin e LVV-së, Salih Zyba dhe atë të PDK-së, Ferat Shala.

Shala ia ndërpreu fjalimin në foltore Mimoza Kusari-Lilës dhe pastaj u desh ndërhyrja e deputetëve të tjerë për ta qetësuar situatën.

Deputeti i LDK-së Armend Zemaj theksuar se raporti i DASH-it dëshmoi paaftësinë e Qeverisë e cila sipas tij nuk po e lufton korrupsionin. .

E shefi i deputetëve të PDK-së kërkoi zgjedhje të parakohshme.

Deputetja e Vetëvendosjes Mimoza Kusari Lila ka kritikuar raportin e DASH-it për pasaktësi.

Ministri I Financave krenohet se në këtë raport fjala korrupsion përmendet vetëm 12 herë./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share