Kuvendi i Kosovës miraton projektin hekurudhor me Shqipërinë

Kërkohet lidhja me tubacionin amerikan të gazit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar miratimin e projektligjit për marrëveshjen e bashkëfinancimit për studimin e fizibilitetit për linjën hekurudhore Prishtinë Durrës.

Pas miratimit ka reaguar Ministri Mjedisit dhe Infrastrukturës Liburn Aliu. Ka thënë se qëllimi i këtij projektligji është përcaktimi i procedurave dhe ndarja e kostove në mes të dy vendeve për financimin, studimin e fizibilitetit dhe projektit për linjën hekurudhore.

Kosto e përgjithshme për realizimin e studimit të fizibilitetit dhe idesë për ndërtimin e linjës hekurudhore Kosovë Shqipëri parashihet të jetë 1980,000 euro.

Ndërkohë PDK-ja në seancë ka propozuar që bashkë me hekurudhën Kosova të lidhet me Shqëipërinë edhe me fibra optik si dhe me tubin e gazit amerikan në Shqipëri.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share