Kuvendi i Kosovës miratoi marrëveshjen për dhënie në shfrytëzim të burgjeve të saj për të dënuarit nga Danimarka

Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Traktatit ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës për shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan me Qëllim të Ekzekutimit të Dënimeve Daneze.

Me 86 deputetë që votuan pro, 7 kundër dhe asnjë abestim, ka kaluar ky Projektligj.

Ndërkaq, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tregoi se Kosova do të marr 300 të burgosur të Danimarkës, ku do të përfitoj 15 milionë euro tarifa vjetore fikse dhe 6 milionë euro të tjera për energji të gjelbër.

“Në fushën e shërbimeve të burgjeve dhe energjisë së gjelbër dhe përfundimin e sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut dhe duke dashur që t’i ofrojnë njëra-tjetrës masën më të gjerë të ndihmës së ndërsjellë, kanë nënshkruar këtë traktat. Qëllimi i këtij traktati është fuqizimi i mëtutjeshëm i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës, duke marr parasysh edhe përfitimet që Kosova do t’i ketë nga ky traktat. Sipas traktatit, Kosova do t’i vë në dispozicion kapacitetet e përshtatshme për 300 të burgosur të Danimarkës, në ndërkohë Kosova do të përfitojë në këmbim tarifë vjetore prej 15 milionë eurove dhe 6 milionë euro të tjera për energji të gjelbër”, tha Rizvanolli.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share