Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut mbajti Kuvendin e rregullt të Përgjithshëm. Në këtë Kuvend ishin të pranishëm 58 nga gjithsejt 60 delegatë, të cilët miratuan Llogarinë përfundimtare për vitin 2023, Raportin e Revizorit të Pavarur për 2023, Raportin e Këshillit Mbikqyrës, konfirmuan vendimin për pezullimin e Lidhje Futbollistike të Strumicës si dhe miratuan Buxhetin për vitin 2024.
Kuvendi I sotëm kaloi në shenjë të shënimit të 30-vjetorit të pranimit zyrtar të Futbollit të Maqedonisë në FIFA dhe UEFA. Delegatëve iu drejtuan kreu I FFM-së, Muhamet Sejdini si dhe përfaqësues të FIFA-s dhe UEFA-së. /tvklan.mk/