Qëllimi është të mundësohet procedurë e shpejtë dhe efikase në të cilën prona e konfiskuar me vendim të plotfuqishëm gjyqësor të shitet me sukses dhe do të mundësojë kthimin e mjeteve dhe pronës së fituar në mënyrë kriminale.
Konfiskimi i suksesshëm nënkupton përfundimin dhe rrumbullakimin e suksesshëm të procedurave të zhvilluara më parë në prokuroritë publike, në organet e tjera dhe në gjykata.
Me zgjidhjet e reja ligjore tejkalohen problemet e përcaktuara, përmes vendosjes së mekanizmave të rinj në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare për veprim me këtë material” – thuhet në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë.