Kuvendi duhet ta mbajë seancën e 75-të

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot duhet të mbajë seancën e 75-të, në rend të ditës të së cilës janë tre pika, në mes të cilave edhe ribalancimi i Buxhetit dhe propozim-vendimi për vazhdimin e gjendjes së krizës në një pjese të territorit të vendit.

Pika e parë para deputetëve është propozimi ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për ekzekutimin e Buxhetit të RMV-së për vitin 2022.

Deputetet duhet të shqyrtojnë edhe propozim-vendimin për ndryshimin e Vendimit për miratimin e vazhdimit të afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës të një pjese të territorit të RMV-së.

Pika e fundit e rendit të ditës është propozimi I ligjit për plotësimin e Ligjit për marrëdhënie pune, sipas procedures së shkurtuar.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share