Kuvend: Votohen ndryshimet ligjore për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D

Kuvendi, në kuadër të vazhdimit të sotëm të seancës së 115-të, miratoi ndryshimet dhe plotësimet e pesë ligjeve që lidhen me realizimin e Marrëveshjes me “Behtel dhe Enka” për ndërtimin e katër autostradave të Korrisorit 8 dhe 10D, njofton KlanM.

-Me 60 vota “për” dhe 43 “kundër”, siç përcjell KlanM, u miratua Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhënie pune.

-Me 62 vota “për” dhe 43 “kundër”, Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për eksproprijim.

-Me 63 vota “për dhe 43 “kundër” Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërtim.

-Me 62 vota “për” dhe 44 “kundër”, siç përcjell KlanM, Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për planifikim urbanistik.

-Me 63 vota “për” dhe 43 “kundër” Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për konstatimin e interesit publik dhe nominimit të partnerit strategjik për implementimin e projektit për ndërtimin e Korridorit 8 (Tetovë – Gostivar – Bukojçan dhe projektin për autostradën Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë) dhe Korridorit 10D (Autostrada Prilep – Manastir) në RMV, sic percjell KlanM, të gjithë me procedurë të shkurtuar.

Debati në Kuvend për ndryshimet ligjore përfundoi dje, pasi paraprakisht kaluan në Komisionin për Çështje Evropiane që ishin dorëzuar me propozim të Qeverisë me flamur evropian, siç njofton KlanM, me arsyetimin se do të mundësojnë ndërtim më efikas, më të shpejtë dhe më të lirë./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share