Kuvend: U votuan në lexim të parë propozimligjet për Korridoret 8 dhe 10

PROPOZUESIT TËRHOQËN NDRYSHIMET PËR MBROJTJE TË TRASHËGIMISË KULTURORE

Me 55 vota “për”, deputetët e LSDM-së, BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët, votuan fazën e parë të propozim ndryshimeve  ligjore të 8 ligjeve me të cilat duhet të lehtësohet ndërtimi i autostradave nga Korridori 8 dhe Korridori 10, njofton KlanM.

Në fillim të seancës, propozuesit e këtyre ndryshimeve, tërhoqën propozim ligjin për mbrojtje të trashëgimisë kulturore.

Grupi parlamentar i VMRO – DPMNE-së, sic njofton KlanM, lëshoi seancës gjatë procesit të votimit, ndërsa paralajmëroi se do të dorëzojnë amendamente thelbësore në lidhje me këto propozim ligje.

“Nëse projekti është më i madhi që duhet të realizohet në shtetin tonë, këtu duhej të uleshin ministrat e Qeverisë dhe të ndërmerrnin përgjegjës, dhe jo të fshihen pas shumicës që e ka në këtë Kuvend. Të vijë ministri i Kulturës, Bujqësisë, Transportit, Financave dhe të qëndrojë pas shpronësimeve, pyjeve, trashëgimisë kulturore dhe të mbrojë atë që e bën” – tha Nikolla Micevski, VMRO-DPMNE.

Sipas LSDM-së, akuzat e opozitës maqedonase bëhen me qëllim “që të dëmtohet imazhi i projektit më të madh infrastrukturor në 17 vitet e fundit në shtet”.

“Nga gjithsej tetë ligje, shtatë janë në komisione që i udhëheqë opozita. Ato janë komisioni për financim dhe buxhet, për transport dhe lidhje dhe komisioni për bujqësi. Aty, si kryetar të komisionit, me propozim të opozitës, mund të flasim për të gjitha argumentet. Por, në fund të ditës duhet të sjellim të gjithë së bashku vendim – a dëshirojmë ky shtet të zhvillohet më shpejtë, apo nga çdo projekt duam të trillojmë krime të pretenduara dhe gjëra të tjera” – tha Jovan Mitrevski, LSDM.

Presidenti Stevo Pendarovski, sic njofton KlanM, ka paralajmëruar se nuk do t`i dekretojë këto ligje nëse cënojnë të drejtat e qytetarëve.

“Bëhet fjalë për propozimligje, hyjnë në parlament. Edhe opozita edhe pushteti mund të propozojnë amendamente. Kryesore është se Presidenti në fund e sheh versionin përfundimtar të ligjit dhe nëse cënojnë interesat e qytetarëve, hyjnë në të drejtat e personave të tretë, kuptohet se një pjesë e atyre ligjeve nuk do të kalojnë” – deklaroi Stevo Pendarovski.

Ndërkohë, para fillimit të seancës, një grup arkeologësh kanë protestuar para Kuvendit kundër propozim ndryshimeve të ligjit për mbrojtje të trashëgimisë kulturore, për shkak të ndërtimit të autostradave nga Korridori 8 dhe 10.

Ata, sic njofton KlanM, u porositën deputetëve se,  nuk duhet të lejojnë inxhinier mbikëqyrës, i cili nuk ka përvojë dhe kompetenca nga fusha e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, të vendosë se çfarë është trashëgimi kulturore. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Teuta Buçi

Lexo gjithashtu
Total
0
Share