Kuvend: Studentët u dhanë ”Vakt me sallamë” deputetëve

“JEMI TË PAKËNAQUR NGA MARRËVESHJA, TË ENJTEN NË PROTESTË”

Studentët nuk janë të kënaqur me marrëveshjen e arritur dje me disa deputet dhe ministrin e Arsimit Jeton Shaqirin. Në takim u dakordua që studentët të marrin subvencione për shujtën e studentëve sipas kushteve të vjetra dhe deri në mars një grup pune të gjente zgjidhje sistematike për një ligj të ri dhe përmirësimi i kushteve në konviktet e studentëve.

“Njoftojmë publikisht se nuk jemi të kënaqur me rezultatin përfundimtar dhe vendimet që janë marrë. Ne si studentë qëndrojmë në kërkesat tona: Ndarja e mjeteve nga buxheti për rritjen e shumës së shujtës së subvencionuar të studentëve nga 120 denarë në 150 denarë në ditë; Ndarja e mjeteve nga buxheti për barazimin e shumës së bursave sipas ndryshimeve nga rritja e fundit e bursave; Ndarja e mjeteve për rinovimin dhe sigurimin e kushteve normale për qëndrim në konviktet e studentëve, plan afatgjatë për krijimin e ‘qyteteve studentore’ dhe ndalimin e privatizimit të paralajmëruar të konvikteve studentore dhe ndarjen e mjeteve të mjaftueshme për të përjashtuar studentët nga masat antikrizë të Qeverisë për racionalizimin dhe kursimin e energjisë elektrike” – thonë nga Rezistenca studentore.

Ata bëjnë ftesë që të enjten, në Ditën Ndërkombëtare të Studentëve, në një marsh masiv studentor nga ora 17:00. Marshi do të fillojë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës ndërsa do të marshohet deri te Kuvendi i Maqedonisë së Veriut. /KlanMacedonia/

PËRGATITI: ARBANA Q KLIMENTA

Lexo gjithashtu
Total
0
Share