Kuvend: Riformatimi i Qeverisë hynë në javën e dytë

Kuvendi në mesditë duhet të vazdojë seancën ku do të debatohet për riformatimin e Qeverisë. Në rend dite, sic percjell KlanM, është propozimi për shkarkimin e Ministrit për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Admirim Aliti dhe të Ministrit për Shëndetësi, Bekim Sali.

Debati për Alitin nisi të premten, pasi të enjten mbrëma përfundoi debati për shkarkimin e Ministrit të Shëndetësisë, Bekim Sali. Votimi për shkarkimin e Ministrit Sali, sic percjell KlanM, duhet të caktohet në mënyrë plotësuese, pasi nuk kishte numër të mjaftueshëm të deputetëve në sallën e Kuvendit.

Seanca e 104 nisi më 13 shkurt, pasi Kuvendi konstatoi dorëheqjet e Ministrit të Drejtësisë Nikola Tupançevski dhe Ministrit për Ambient Jetësor, Naser Nuredini si dhe të Zv/Ministrabe për Shëndetësi dhe Drejtësi, Vladimir Rendevski dhe Agim Nuhiu.

Mbetet vetëm edhe shkarkimi i Ministrit pa resor i ngarkuar për diasporën Xhemail Çupi si dhe emërimet e Fatmir Mexhitit për Ministër të Shëndetësisë, Azir Aliu – Ministër për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Krenar Lloga Ministër i Drejtësisë dhe Kaja Shukova – Ministre e Ambientit Jetësor, si dhe shkarkimi dhe emërimi i Zv/Ministrave të rinj.

Koalicioni qeveritar LSDM, BDI dhe Alternativa deri tani kishte 64 deputetë në parlamentin prej 120 deputetëve. Me hyrjen e ASH-së fitohen 8 deputetë më tepër, por dalin 3 të Alternativës.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share