MILOSHOSKI: U INTERESON VETËM TOKA PËR FOTOVOLTAIKË
Deputetët nga rradhët e pushtetit dhe të opozitës në Kuvend sot u përplasën rreth propozim-ligjit të Qeverisë për kooperativat në vend. Opozita konsideron se qëllimi është është të shkatërrohen kooperativat bujqësore ekzistuese dhe të privatizohet toka bujqësore për vendosjen e sistemeve fotovoltaike, siç thonë, si një ndër bizneset më të popullarizuara të njerëzve të afërt me pushtetin. Nga ana tjetër, sic njofton KlanM, shumica në pushtet pohon se ligji do t’i organizojë të gjitha veprimtaritë në kooperativa – banesore, rinore, punëtore, ndërtimore, madje edhe energjetike, të cilat bashkojnë të paktën pesë persona fizikë ose juridikë.
Njëzet vite janë bërë përpjekje për konsolidimin e ekonomive bujqësore, për shkak të konsolidimit dhe prodhimtarisë më të organizuar, me zbatimin e Ligjit për kooperativa bujqësore, ndërsa tani, me propozim-ligjin e ri, të përgjithshëm të Qeverisë për kooperativa bëhen përpjekje për anulimin e ekzistencës së tyre, sic njofton KlanM, akuzojnë deputetët e opozitës. Qëllimet janë synimet fitimprurëse të pushtetit, akuzojnë nga VMRO-DPMNE.
“Ky ligj në mënyrë plotësuese do ta përshpejtojë atë që tashmë po ndodh gjatë pushtetit të kësaj Qeverie, ndërsa ajo është toka cilësore e klasit të parë dhe të dytë të kthehet në tokë në të cilën vendosen panele fotovoltaike. E dimë kush ka interes” – tha Antonio MIlloshoski, VMRO-DPMNE.
Përfaqësuesit e shumicës, sic percjell KlanM, shprehin bindjen se Ligji për kooperativa vetëm do të bëhet pjesë e Ligjit të ri të përgjithshëm për kooperativat, duke mos e dëmtuar bujqësinë.
“As rastësisht nuk është qëllimi që me këtë ligj të hiqen kooperativat bujqësore. Ajo për të cilën kemi nevojë janë kooperativa bujqësore efikase, ndërsa ndihma as rastësisht nuk do të anulohet dhe nuk është objekt i këtij ligji.” – tha Snezhana Kaleska.
Seanca e sotme së pari ishte lexim i propozim-ligjit për kooperativat , kështu që për këtë propozim të Qeverisë për bashkimin e veprimtarive nga fusha të ndryshme, Kuvendi do të vazhdojë të debatojë.
PËRGATITI: BILJANA GEORGIEVSKA