Kuvend: Probleme teknike, prolongohet seanca plenare

Zgjedhja e ministrit të ri të Vetëqeverisjes Lokale, Risto Penov është vendosur në rend dite të seancën së 88 plenare, megjithatë kjo seancë, e planifikuar për sot, është prolonguar për shkak të problemeve teknike.

Nga kabinet i kryeparlamentarit, Talat Xhaferi, njoftuan se, seanca e cila fillimisht ishte caktuar për në orën 11 dhe më pas u prolongua për në orën 13, nuk mund të filloj për shkak të problemeve me elektronikën.

“Ekipet veç më po punojmë në eliminimin e defektit. Për fillimin e seancës do t’ju informojmë gjatë ditës së sotme, pasi të eliminohen problemet teknike”, informuan nga kabineti i Xhaferit.

Në rend dite në këtë seancë mes tjerash, janë edhe ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve, si pjesë e masave për përballje me krizën energjetike, ligjit për shoqata dhe parti politike, si dhe zgjedhja e dy gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share