Kuvend, pritet votimi i Penovit për ministër të Vetëqeverisjes Lokale

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do ta mbajë seancën e 88-të, në të cilën deputetët do të debatojnë për propozimin për zgjedhjen e Risto Penovit për ministër të Vetëqeverisje Lokale.

Risto Penov në vitin 1996 në zgjedhjet lokale u zgjodh kryetar i Qytetit të Shkupit, ndërsa mandatin e dytë e mori në zgjedhjet lokale të vitit 2000. Pas përfundimit të postit të kryetarit të Qytetit, Penov ka qenë deputet në Kuvendin e Maqedonisë për dy mandate. Ai gjithashtu ka mbajtur disa pozita partiake.

Përndryshe, ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski me 20 shtator ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit. Milevski është anëtar i Partisë Liberal Demokratike që nga viti 1995. Që nga viti 2015 mban postin e kryetarit të PLD-së. Ai është zgjedhur Ministër i Vetëqeverisjes Lokale më 27 qershor 2019./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share