Kuvend: Mungesa e kuorumit – Xhaferi fton liderët e partive

“KUSH NUK DËSHIRON TË PUNOJË LE TË KËRKOJË SHPËRNDARJE TË KUVENDIT”

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi u ka bërë thirrje partive parlamentare për marrëveshje rreth punës së shtëpisë ligjdhënëse në të ardhmen, pasi në mungesë të kuorimit për mbajtjen e seancës së 79-të plenare, sot ishte i detyruar ta ndërpresë punën. “Le ta thonë nëse kërkojnë shpërndarjen e Kuvendit, në qoftë se ata nuk propozojnë, unë do ta bëj këtë” – u bëri thirrje Xhaferi deputetëve që mungonin, kryesisht nga rradhët e opozitës, por edhe nga shumica në pushtet. Në takimin me liderët e partive të shumicës Xhaferi ka propozuar që të anulohen udhëtimet në muajin korrik, për shkak të punës së pandërprerë të Kuvendit, raporton Klan M.

85 deputetë sot kanë nënshkruar për prezencë në Kuvend dhe për këtë do të marrin mëditje, por vetëm 58 prej tyre, kryesisht nga koalicioni në pushtet, janë ulur në vendet e tyre, të përgatitur për debat në seancën e 79-të plenare me mbi 30 pika në rend dite. Ky nuk është kuorum i mjaftueshëm dhe për këtë arsye Kryetari i Kuvendit e ka ndërprerë seancën, me fjalim që ua drejtoi atyre që mungonin.

“Do të ishte korrekte që ata deputetë që nuk dëshirojnë të vinë në Kuvend dhe të jenë pjesë e punës së tij, të dorëzojnë kërkesë te unë për shpërndarjen e Kuvendit, në qoftë se kështu mendojnë. Unë nuk kam zgjidhje tjetër përveç që ta ndërpres punën e seancës. Në qoftë se ndonjëri prej deputetëve mendon se seanca do të caktohet me shantazh, me ultimatum, gabojnë. Kush nuk dëshiron të jetë pjesë e shumicës duhet ta thotë dhe le të formojë shumicë me kë të dëshirojë. Në qoftë se ata nuk propozojnë, unë do të propozoj seancë për shpërndarjen e Kuvendit.” – deklaroi Talat Xhaferi.

Menjëherë pas kësaj Xhaferi i u bëri ftesë liderëve të partive parlamentare për kafe në kabinetin e tij dhe marrëveshje për atë si të funksionojë më tej Kuvendi dhe shumica parlamentare – gjatë ditëve të kaluara e ndarë në mënyrë plotësuese rreth Kornizës negociuese me Bashkimin Evropian. Në njoftimin që vijoi pas takimit, thuhet.

“Me këtë sjellje tregohet se për deputetë të caktuar prioritet është diçka tjetër dhe jo praktikimi i mandatit, i cili iu është besuar nga qytetarët. Në qoftë se ka çfarëdoqoftë dallime në qëndrime të caktuara brenda në koalicion, duhet të zgjidhen në tjetër nivel, jo në sallën plenare. Në mënyrë plotësuese, Kryetari theksoi se në pajtueshmëri me Vendimin e Kryesisë, urdhërohet që anulohen të gjitha udhëtimet zyrtare dhe private jo të domosdoshme të deputetëve gjatë muajit korrik me qëllim që puna e Kuvendit të vazhdojë pa ndërprerje.” – thone nga Kuvendi i RMV-se.

Koalicioni në pushtet gjatë javës së kaluar është lëkundur në mënyrë plotësuese pasi dy deputetë nuk e mbështetën Kornizën negociuese në mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, deri më tani unike për shkak të ultimatumeve bullgare. Nga ana tjetër puna e Kuvendit është prishur edhe bojktoi kronik ose grumbullimi i amendamenteve nga ana e opozitës, që është kthyer në dukuri të zakonshme në vitet e fundit, që rezulton me joefikasitet dhe besim të ulër të opinionit në shtëpinë ligjdhënëse. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share