Kuvend: Miratohet riformatimi i Qeverisë

MINISTRAT E RINJ VOTOHEN NGA 65 DEPUTETË

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, me 65 vota “për”, asnjë “kundër” e të “përmbajtur”, ka zgjedhur katër Ministrat e rinj në Qeverinë Kovaçevski.

Krenar Lloga do të jetë Ministër për Drejtësi, Fatmir Mexhiti – Ministër për Shëndetësi, Azir Aliu për Shoqëri Informatike dhe Administratë të tre nga ASH-ja si dhe Kaja Shukova e LSDM-së, Ministre e Ambientit Jetësor.

Pasi u votuan, Ministrat e rinj dhanë deklarata solemne

Ndërkohë gjatë ditës së sotme në zyrat e Ministrive është mbajtur ceremonia e pranim – dorëzimit të detyrës midis ministrave paraprak dhe ministrave të sapoemëruar.

Qeveria ka mbajtur edhe seancën e parë ku kanë marrë pjesë ministrat e rinj.

Riformatimi i Qeverisë erdhi pasi shumicës qeveritare iu bashkua Aleanca për Shqiptarët me tetë deputetë, kurse më pas Alternativa braktisi Qeverinë dhe kaloi në opozitë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share