Kuvend: Menduh Thaçi takon Ali Ahmetin

Dje në ambientet e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut është realizuar takim në mes kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi dhe kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

“Me këtë rast z.Menduh Thaçi e informoi z.Ali Ahmeti me rezolutën e fundit të kongresit të VIII të PDSH-së e cila ka të bëjë me ndryshimin e nenit të kushtetutës së RMV ku formulimi matematikorë 20% në lidhje me shqiptarët duhet të zëvendësohet me formulim adekuat si (populli shqiptar, gjuha shqipe). Poashtu në këtë takim u bisedua edhe për aktuelitetin politik në vend dhe më gjërë. Bashkbiseduesit ranë dakord që takimet e tilla të vazhdojnë edhe me faktorë tjerë politik, ekspertë të lëmisë dhe shoqëritë civile” – thuhet në komunikatën e PDSH-së dërguar mediave. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share