TRAJANOV: FUNKSIONARËVE TË INKRIMINUAR T’U MERRET E DREJTA PËR VEPRIMTARI POLITIKE
Partia Lidhja Demokratike ka dorëzuar sot në Kuvend një propozim ligj për luftë kundër formave të rënda të krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë.
Deputeti i kësaj partie, Pavle Trajanov, sic njofton KlanM, tha se, ligji parasheh formimin e një agjencie e cila, mes tjerash, do të zbulojë pronat e fshehta të funksionarëve shtetëror dhe funksionarëve të përfshirë në krime dhe korrupsion, do t’u merr të drejtën për t’u marrë me politikë për një kohë të caktuar.
“Me këtë ligj formohet agjenci e pavarur jashtë qendrave të fuqisë politike dhe partiake, për luftë kundër formave të rëndë të krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë, e cila do të punojë në zbulimin e veprave të rënda penale të kryera nga bartës të funksioneve publike dhe të tjerë të përfshirë në krim të organizuar. Kjo agjenci do të zbulojë edhe pronën e fshehtë të funksionarëve në shtet dhe jashtë shtetit, do të propozojë konfiskim të pronës së arritur përmes krimit dhe ndalesë për veprim politik deri në 10 vite” – deklaroi Pavle Trajanov, deputet.
Sipas këtij propozim ligji, sic njofton KlanM, parashihet që agjencia të ekipohet me profesionistë të lartë apartiak dhe drejtori të zgjedhet nga një bord drejtues të përbërë nga profesorë universitar, gazetarë, përfaqësues nga sektori joqeveritar, avokatë, deputetë, prokurorë dhe përfaqësues nga Komisioni për Antikorrupsion.
“Pres që më shumë deputetë të kyçen si propozues dhe ligji të miratohet deri në fund të muajit mars. Ndryshe, janë të përbashkëta vlerësimet se shteti edhe më tej kriminalizohet, se mungon vullnet politik për luftë efikase kundër krimit dhe për shkak të privatizimit të të gjitha institucioneve nuk funksionon sistemi imunologjik i shtetit” – tha Pavle Trajanov, deputet.
Trajanov vlerëson se, krimi i organizuar dhe korrupsioni i lartë kërcënojnë seriozisht demokracikë, të drejtat njerëzore, zhvillimin ekonomik dhe rendin kushtetues të shtetit. /KlanMacedonia/