Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka dorëzuar në Kuvend propozimin për riformatimin e Qeverisë. Zgjidhje të reja kadrovike, sic percjell KlanM, ka për katër ministra në katër Ministri – Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Shëndetësisë, për Shoqëri Informatike dhe Administratë dhe në Ministrinë e Ambientit Jetësor, si dhe për Zv/Ministra në 5 Ministri.
Press-shërbimi i Qeverisë njoftoi se për Ministër të Drejtësisë është propozuar Krenar Lloga, për Ministër të Shëndetësisë – Fatmir Mexhiti, Ministër për Shoqëri Informatike dhe Administratë – Azir Aliu dhe Ministre e Ambinetit Jetësor – Kaja Shukova.
Janë propozuar edhe Zv/Ministra.
Zv/Ministër i Mbrojtjes – Tiron Jahjaga, Zv/Ministre e Drejtësisë – Viktorija Avramovska – Madiq, Zv/Ministre e Bujqësisë – Vjollca Berisha, Zv/Ministre e Shëndetësisë, Maja Manoleva dhe Zv/Ministër i Arsimit – Agim Nuhiu.
Riformatimin e Qeverisë, sic njofton KlanM, Kryeministri Kovaçevski e propozoi pas rrumbullaksimit të negociatave për hyrjen e ASH-së në shumicën qeveritare.