Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka mbajtur sot koordinimin e parë zyrtar me grupet parlamentare.
Në këtë takim koordinues u diskutuan për aktivitetet e radhës, ku mes tjerash duhet të caktohet seanca për ligjet që kanë të bëjnë me ndryshimet e ministrive në Qeveri. Po ashtu, duhet të formohen edhe komisionit, që të mund të kalohen ligjet në komisionet adekuate parlamentare.
Partitë përbërëse të shumicës parlamentare, VMRO – DPMNE janë të bindur ligjet për strukturimin e kabinetit qeveritar, për të cilat nevojitet shumicë prej 2 të tretave, do të kalojnë, pasi ishin pjesë e premtimeve parazgjedhore dhe qytetarët votuan për to.
“Për momentin punojmë në ligjin për organizimin e punës së organeve të administratës shtetërore, përkatësisht ristrukturimin e ministrive të caktuara dhe presim se do të marrim mbështetje nga 80 deputetë që të mund të funksionojnë ajo që është kërkesë e qytetarëve”, tha Nikolla Micevski.
“Pra, kjo është qëllimi, esenca dhe besojmë që do të kalojë në Kuvend. Pra, siç thash duhet dy e treta e votave, ne nuk kemi garanca se janë të siguruara dy të tretat e votave, por logjika thotë se duhet përkrahen për shkak se është në drejtim të realizimit të përcaktimeve programore”, tha Halil Snopçe.
LSDM-ja opozitare thotë se ende nuk e din përmbajtjen e ligjeve dhe kur të dorëzohen në Kuvend do t’i shqyrtojnë për të sjellë një vendim nëse do t’i mbështesin ose jo.
“Ato ligje duhet fillimisht të dorëzohen zyrtarisht në Kuvend. Duhet t’i shohim ligjet, çfarë shkruan në to, cili është teksti zyrtar dhe në bazë të asaj do të sjellim konkluzion, vendim edhe në nivel të partisë edhe të grupit parlamentar se a do të mbështeten këto ligje”, tha Oliver Spasovski.
Ndërkaq, Blerim Bexheti nga Fronti Evropian deklaroi se kjo i shërben vetëm VMRO – DPMNE-së.
“Realisht i shërben vetëm agjendës së VMEO – DPMNE-së dhe vazhdon zhveshja dhe defaktorizimi i kuadrove shqiptar jolegjitim që do të udhëheqin në dikasteret në një qeveri jolegjitime”, tha Blerim Bexheti.
Kuvendi duhet të miratojë ndryshimet ligjore në Ligjin e ri për organizimin e punës së organeve të administratës shtetërore dhe sipas tij të miratohet qeveria e re e riorganizuar dhe të zgjidhen anëtarët e saj. Gjithashtu, ndryshimet në Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale dhe Kodin Zgjedhor, për të gjetur një zgjidhje kalimtare, për të mos shpallur zgjedhjet vetëm për një afat disa mujor, pra deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale në të gjithë vendin. Ndryshimet në këto ligje kërkojnë një shumicë prej dy të tretash./tvklan.mk