Komisioni Parlamentar për zgjedhje dhe emërime ka pranuar propozimet për përbërjet e Komisionit për Sistem Politik dhe të Komisionit Ligjvënës – juridik.
Kryetar i Komisionit për Sistem Politik është Lupço Prenxhov. Kurse zëvendës I tij, Jovan Jaulevski, derisa Kryetar i Komisionit ligjvënës – juridik është Aleksandar Veljanovski kurse zëvendës Boban Nikolovski.
Anëtarët e Komisionit pranuan kërkesën e ish-Presidentit Stevo Pendarovski, se heq dorë nga e drejta e pensionit që e kishte dorëzuar në Kuvend më 15 maj.
Ndryshe, Pendarovski pas zgjedhjeve njoftoi se heq dorë nga privilegjet si ish-President dhe se nuk do ta shfrytëzojë pensionin që i takon sipas ligjit dhe paralajmëroi se kthehet si profesor në “Kolegjin Amerikan”.
Për tre të punësuarit në kabinetin e tij presidencial, Pendarovski kërkoi nga shteti hapësirë dhe angazhim pune për përgatitje dhe pjesëmarrje në ngjarje që do të organizohen në vend dhe botë në takimet që do t`i ketë si ish-President.
Gjithashtu janë pranuar 29 kërkesat për “apanazh” të deputetëve nga përbërja parlamentare 2020-2024. Kundër këtij propozimi ishte vetëm deputeti I “Levicës”, Borislav Krmov.
Kryetari I Komisionit, Gjorgjija Sajkovski, njoftoi se ka nënshkruar kërkesën për ndërprerjen e apanazhit për Oliver Spasovskin dhe Vesna Bendevskën, për shkak se janë zgjedhur deputet./ TvKlan.mk