BESIMI: MJETE TË MJAFTUESHME PËR PAGAT, PENSIONET DHE NDIHMË PËR QYTETARËT
Debat i nxeht për ribalancimin e buxhetit në kuvend ku sot filloi seanca e pare plenare. Për Qeverinë ribalanci është zhvillimor ndërsa për opozitën shpërdorues, raporton Klan M.
Ministri i Financave Fatmir Besimi doli në mbrojtje të ribalancit të buxhetit. Sipas tij, në thesarin e rishikuar të shtetit do të ketë para të mjaftueshme për paga, pensione dhe rritje të subvencioneve për fermerët, si dhe masa për të ndihmuar popullatën.
“Me këtë propozim do të arrijmë dy synime shumë të rëndësishme: së pari do të ruajmë stabilitetin makroekonomik, i cili është thelbësor për rritjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të çdo ekonomie dhe së dyti, do të mbështesim rikthimin e ekonomisë në nivelin para pandemisë si dhe të ruajmë sigurinë sociale për qytetarët tanë” – deklaroi Fatmir Besimi
Deputetët e VMRO-DPMNE-së akuzojnë se Qeveria gënjen kur thotë se nuk ka para për administratorë, ndërsa njëkohësisht shpenzon më shumë për luks, udhëtime, shërbime kontraktuale.
”Ata janë të indinjuar sepse amendamentet për të ndihmuar punëtorët u refuzuan dhe më shumë po shpenzohen për mallra dhe shërbime. Për opozitën ishte dëshmi se vendi është i falimentuar, i shkatërruar ekonomikisht dhe i grabitur. Derisa inflacioni po rritej me galop nga muaji në muaj, borxhi publik ishte historikisht më i larti ndonjëherë” – tha Bojan Stojanovski nga VMRO-DPMNE.
Nga 200 amendamentet e dorëzuara në komisionin amë për financim dhe buxhet u pranuan vetëm dhjetë amendamente për diskutimin.
Ribalanci parasheh uljen e parave për projekte kapitale nga 613 në 520 milionë euro. Të ardhurat totale janë 4 miliardë euro ose 112 milionë euro më shumë se sa ishte planifikuar fillimisht. Nga ana tjetër, shpenzimet janë më të lartat në histori, 4.7 miliardë euro ose 260 milionë euro shtesë. Deficiti arrin në 700 milionë euro, pra 5.3% e BPV-së. /KlanMacedonia/