Kuvend: Debat i ashpër për propozimligjet për Korridorin 8 dhe 10D

OPOZITA: ME PROPOZIM LIGJIN PËR MARRËDHËNIE PUNE SHKELEN TË DREJTAT E PUNËTORËVE

Në Komisionin parlamentar për Çështje Evropiane filloi sot debati për propozim ligjet që kanë të bëjnë me ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D, njofton KlanM.

 Debati filloi me diskutimin e propozim ligjit për marrëdhënie pune, të cilin opozita e kundërshton me arsyetimin se shkel të drejtat e punëtorëve.

Opozita po ashtu e konteston se këto ligje janë me flamur evropian, duke thënë se, në këtë mënyrë po keqpërdoret flamuri evropian pasi këto propozim ligje nuk kanë të bëjnë me eurointegrime.

Ndërkaq arsyetimi i opozitës është se, bëhet fjalë për autostrada panevropiane dhe për këtë arsye mund të qëndrojë flamuri evropian.

Në Komisionin për Çështje Evropiane po zhvillohet debat i ashpër mes deputetët e opozitës dhe shumicës për propozim ligjet për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d. Debati filloi me diskutimin e ligjit për marrëdhënie pune, i cili parasheh zgjatje të javës së punës në 60 orë. Opozita konteston këtë propozim ligj dhe thotë se me këtë, bëhet shkelje e rëndë e të drejtave të punëtorëve. Sipas tyre, sic percjell KlanM, ky propozim ligj nuk mbështetet nga asnjë sindikatë e vendit. Nga ana tjetër, ata po ashtu akuzojnë pushtetin se po keqpërdor flamurin evropian.

“Cili shtet tjetër në Bashkimin Evropian ka miratuar ligj të këtillë me të cilin lejohen javë pune 60 orëshe apo nëse dëshironi, të punoni 12 orë në ditë në vend se 8. Ju pyesim në mënyrë legjitime, tregoni ku!? Pse nuk dilni në një debat publik me sindikatat” – tha Bojan Stojanovski, VMRO-DPMNE.

Ndërkaq, deputeti Mile Lefkov, pyeti deputeten e LSDM-së, Sanela Shkrijel se pse, dje votoi e përmbajtur për këtë propozim ligj, ndërsa sot në foltore nuk po mbron të drejtat e punëtorëve.

Nga ana tjetër, sic percjell KlanM, Shkrijel akuzoi opozitën se nuk është e sinqertë, duke potencuar se nuk kanë qenë prezentë në sallë gjatë votimit, pasi nuk duan të mbetet e evidentuar që kanë votuar kundër nevojës së miratimit të ligjit me procedurë të shkurtuar dhe rendit të ditës.

“Ju faleminderit që potencuat që unë kam votuar e përmbajtur sepse kam dashur të ulem dhe të shqyrtojë, të lexojë, për dallim nga ju që nuk keni votuar kundër, por keni ikur. Ju faleminderit që treguat dhe potencuar që kam pasur guxim me bindje personale, sepse dua t’i shoh të gjitha argumentet që në fund ta di çfarë vendimi do të marrë” – tha Sanela Shkrijel, LSDM.

Në seancën e së mërkurës, shumica parlamentare miratoi nevojën me procedurë të shkurtuar të miratohen pesë ligje që kanë të bëjnë me ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d. Debati për këto ligje po zhvillohet në Komisionin për Çështje Evropiane pasi, të gjitha janë me flamur evropian. Diskutimi, sic percjell KlanM, është i kufizuar deri në tre ditë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share