Prof.dr. Kushtrim Ahmeti është zgjedhur në postin e u.d. rektor i Universitetit të Tetovës. Ai është votuar njëzëri nga Senati i UT-së.
Kushtrim Ahmeti deri tani ka qenë edhe në postin e kryetarit të senatit dhe më parë edhe prorektor i UT-së.
Ai deri më tani ka ligjëruar në Fakultetin e Filozofisë.
Ahmeti ka arritur nivelet më të larta shkencore akademike, dhe se mban titull e doktorit të shkencave sociale.