Kushtetutshmëria e Ligjit të Gjuhëve diskutohet javën e parë të tetorit, VLEN: Nisma rrezikon të hapë kutinë e Pandorës

Iniciativën e Gjykatës Kushtetuese për shqyrtim të kushtetutshmërisë së Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, Trupi Koordinues i koalicionit VLEN, që është pjesë e Qeverisë, e konsideron si çelës që rrezikon të hapë Kutinë e Pandorës, pëer të gjitha  arritjet kuçe të shtetit përfshirë edhe ndryshimin e emrit kushtetues, që gjithashtu u realizua pa nënshkrimin e presidentit të atëhershëm, Gjorgje Ivanov. Sipas tyre, një iniciativë e tillë buron nga forca të njohura për qëndrimet e tyre kundër NATO-s.

KOALICIONI “VLEN”

“Trupi Koordinues i VLEN-it pa dashur të ndërhyjë në punët e Gjykatës Kushtetuese e vlerëson si të rrezikshme dhe të papranueshme nismën e tyre për të vlerësuar kushtetutshmërinë e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Ne vlerësojmë se kjo iniciativë, e cila buron nga forca të njohura për qëndrimet e tyre kundër NATO-s, nuk është asgjë më shumë se një përpjekje për grusht shteti me eksperimente juridike. Nëse një iniciativë e tillë pranohet, hapet Kutia e Pandorës për të gjitha arritjet kyçe të shtetit, duke përfshirë edhe ndryshimin e emrit kushtetues, i cili gjithashtu u realizua pa nënshkrimin e presidentit të atëhershëm, Gjorge Ivanov, e që mundësoi anëtarësimin në NATO. Një akt i tillë do të minonte stabilitetin dhe sovranitetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke kërcënuar seriozisht orientimin e saj euro-atlantik.Koalicioni VLEN do të mbrojë me vendosmëri dhe pa kompromis integritetin e institucioneve të shtetit dhe interesat e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, duke qëndruar fuqishëm kundër çdo përpjekjeje për të dëmtuar rrugën euro-atlantike të vendit.”

Në një intervitë për Agjencinë Informative MIA, kryetari i Gjykatës Kushtetuese,Darko Kostadinovsi, ripërsërit qëndrimin e tij se miratimi i këtij ligji krijoi një lloj kaosi juridik, i cili rezultoi në kaos politik, mosbesim, dilema.

Grafikë: Darko Kostadinovski- kryetar i Gjykatës Kushtetuese
“Jemi të vetëdijshëm për interesin publik dhe për pasojat e mundshme nëse Gjykata vendos të shfuqizojë ose të lërë në fuqi këtë ligj ose të ndërhyjë në dispozita të caktuara, është e mundur që të ketë pakënaqësi. Ajo që është e rëndësishme është që të shohësh objektivisht argumentet në çdo vendim përpara se të bësh ndonjë koment. Vendimi i Gjykatës duhet të respektohet dhe të pranohet si shprehje e pjekurisë së politikës dhe shoqërisë, vendimi duhet të jetë kornizë udhëzuese për veprimin e ligjvënësit. Jemi të vetëdijshëm se Gjykata Kushtetuese mban barrën më të madhe për të vendosur për çdo çështje delikate, por për këtë punë është Gjykata.”.

I pyetur nëse mund të pritet një vendim politik nga ana e Gjykatës Kushtetuese nëse ky është çmimi I paqes dhe harmonisë ndëretnike në vend, Kostadinovski tha se çelësi për raste të tilla është që fillimisht të merren vendimet në kohë, e jo lëndët të mbahen në sirtar me vite, sepse në atë mënyrë vetë mosvendimi i Gjykatës është një lloj vendimi në mbështetje të kompromisve politike. Dhe e dyta, sipas tij, është çështja e pjekurisë demokratike, nëse jemi gati të negociojmë me BE-në, do të thotë se tashmë ndajmë vlerat që janë karakteristikë e një demokracie të qëndrueshme dhe në kalimin e një demokracie të pjekur duhet të mësojmë se vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të pranohen dhe respektohen si vendime në të cilat nuk do të ketë aspekte emocionale, politike, fetare apo etnike, por thjesht argumente juridike. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share