Kushtetuesja ndaloi përkohësisht grafën etnike në certifikata

Lloga: Me këtë hapet Kutia e Pandorës

Gjykata Kushtetuese në seancës e sotme miratoi vendim me shumicë votash për ndalimin e përkohshëm të përdorimit të Udhëzimit për vendosjen e grafës etnike në certifikatat e lindjes, të miratuar nga ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, njofton KlanM.

Arsyetimi i gjykatës për këtë vendim, ishte se nuk është respektuar afati ligjor prej shtatë ditwve për publikimin e vendimin në Gazetën Zyrtare dhe i njëjti është publikuar vetëm pas 14 ditësh.

“Gjykata Kushtetuese vlerësoi se, me miratimin e Udhëzimit nga ana e Ministrisë së Drejtësisë është bërë shkelje e nenit 52 paragrafi 2 nga Kushtetuta, përkatësisht nuk është respektuar afati në të cilin duhej të publikohej Udhëzimi. Këtu do ta theksojë rëndësinë e kësaj baze, sepse Kushtetuta nuk i qaset afateve si çështje teknike, por çështjeve që hyjnë thellë në garancitë kushtetuese në liritë dhe të drejtat themelore, duke pasur parasysh se është vendosur pikërisht në atë pjesë të Kushtetutës”, tha Hristina Belovska nga Gjykata Kushtetuese.

Por, sipas Llogës, sic njofton KlanM, është simptomatike që vite me radhë, ka pasur shumë raste nuk është respektuar afati kushtetues për publikimin e akteve nënligjore në Gazetën Zyrtare dhe Gjykata Kushtetuese nuk e ka parë të arsyeshme që të nisë procedura për to. Sipas tij, me këtë Kushtetuesja hapi kutinë e Pandorës. Lloga paralajmëroi se, në të ardhmen do të paraqes personalisht iniciativa në gjykatë për mosrespektim të afateve kushtetuese.

“Është hapje e kutisë së Pandorës dhe mua më vjen mirë që ndodhi kjo me udhëzimin që të mund të dalë e vërteta në shesh. Ajo që më vjen keq është se si Gjykata Kushtetuese deri sot nuk e ka pa të udhës që gjithë këto akte nënligjore t’i sheh se nuk e respektojnë ligjin dhe t’i shpallë si të pavlefshëm”, deklaroi ministri Krenar Lloga.

Lloga më tej paralajmëroi se, do të përgatisë tekst të ri të Udhëzimit dhe do t’ia dorëzojë Sekretariatit për Legjislacion në Qeveri, për ta publikuar në Gazetën Zyrtare./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share