Kushtet e Vuçiqit për shtensionimin e situatës në Veri

DOREHEQJE E KRYEKOMUNAREVE DHE THEMELIMI I ASOCACIONIT

Aleksander Vucic pas takimit ne Beograd me serbet e Kosoves ka vene si kushte per rikthimin ne dialog doreheqjen e kryekomunareve ne veri si dhe themelimin e asocacionit te komunave serbe. Vucic tha se statutin e asocacionit mund ta shkruajë vetëm ekipi menaxhues serb ndaj nuk i interesonte propozimi i Edi Ramës.

Kushti i pare i Vucic eshte që të tërhiqen dhe siç tha ai, kryetarët falso nga ndërtesat komunale në veri te Kosoves. Kushti dyte themelimi i asocacionit te komunave serbe.

”Jam shumë i shqetësuar për situatën në Kosovë sepse situata është shumë e rëndë. Serbia është gjithmonë e gatshme për kompromise por duhet që të tërhiqen kryetarët e rrejshëm nga ndërtesat komunale në veri.

Ata le të japin dorëheqje, por duhet të qe te fillohet flasim edhe per formimin e Bashkimit të Komunave Serbe. Nuk duan konflikte, nuk duan luftë, por është detyra jonë të mbrojmë paqen dhe interesat e popullit tone” – tha Vuçiq.

Presidenti tha se Statutin e Bashkimit të Komunave Serbe nuk mund ta bëjë askush përveç ekipit menaxhues serb, siç është dakorduar me Marrëveshjen e Brukselit.

”E respektoj shumë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, por ai nuk është i autorizuar të hartojë Statutin e Bashkise së Komunave Serbe të cilin ua prezantoi lidereve evropianë.

Me sa di unë, Edi Rama nuk është anëtar i ekipit menaxhues serb që ka për kompetencë. As Kurti, i cili duket se dëshiron të bëhet pjesë e atij ekipi, dhe ai ka diçka të shkruar, por nuk ka të drejtë ta praqesë atë

Ne nuk kemi çfarë të negociojmë per kete ceshtje. Tani jane ne diskutim vetëm parimet e funksionimit te bashkesise se komunave serbe ne Kosove ashtu siç i kemi vendosur unë dhe Isa Mustafa në Bruksel ne vitin 2015. Ne nuk po kërkojmë asgjë më shumë por derisa të jetë Kurti në pushtet unë jam skeptik se do te mund te themelohet bashkesia e komunave serbe” – tha Vuçiq.

Duke iu referuar detyres te komamndantit te forcave te armatosura Vucic tha se Serbia ka kaluar nga niveli më i lartë i gatishmërisë luftarake në një nivel pak më të ulët por ende ka një pjesë të konsiderueshme dhe të mjaftueshme të forcave ushtarake ne zone për të ndihmuar ne cdo rast popullin serb në Kosovë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share