Adrola Dushi, këtë të premte u vendos përballë pyetjeve të fëmijëve të kastit të “Në kurthin i Piter Pan”, ku dha një intervistë të veçantë.
E pyetur nga një prej fëmijëve se kush ia paguan faturat, Adrola nuk kurseu një përgjigje epike, ku theksoi se është e pavarur financiarisht prej shumë kohësh, por shpesh herë le vend për “ta balancuar”.
“Unë jam një vajzë e pavarur prej shumë vitesh e jam shumë krenare për këtë gjë, por, kur ke në partner në krahë, meshkujve është mirë që mos t’ia prekësh egon, kështu që duhet t’i japësh kënaqësinë të të paguajnë. Pra balancohen, paguaj vetë dhe lë njerëz të më respektojnë e të ndihen të vlerësuar”, u shpreh bukuroshja shqiptare për “Në kurthin e Piter Pan”./tvklan.al