“Kush sa do të fitojë në zona?” – Panelistët me vlerësime të kundërta!

DEBAT PLUS

Grupimi i partive shqiptare në dy blloqe politike në garën për zgjedhjet presidenciale është pozitiv dhe do të maksimalizojë numrin e deputetëve shqiptarë. Kështu vlerësuan panelistën gjatë emision Debat plus në Klan Maqedoni.

Në Debat Plusin e fundit, analistët Naser Selmani dhe Dibran Hoxha vlerësojnë se, gara do të jetë e vështirë dhe e ngushtë me një diferencë të vogël, megjithatë diferenca sipas tyre, do të jetë në favor të opozitës shqiptare.

“Unë pres që të ketë një epërsi të butë blloku opozitar edhe për disa arsye besoj, e para është se opozita asnjëherë më parë nuk ka qenë kështu e bashkuar. Edhe BDI ka krijuar një front me parti të vogla me fraksione të ndryshme, por besoj se fryma opozitare është te blloku opozitar. Përparësi e VLEN-it është se kontrollon dy komuna në (njësinë zgjedhore) 6” – tha Naser Selmani.

“Në zonën 6 Tetova dhe Gostivari 8 me 7 për VLEN-in, këtu do të bëhet diferenca. Nuk e kuptoj hala se si në zonën 5 kaq të betonizuara janë qëndrimet e bllokut dhe votuesve atje që shkojnë me BDI-në, kur herën e kaluar e thash që në fshatin e Ali Ahmetit nuk ka kushte elementare për jetë, as kanalizim nuk ka” – tha Dibran Hoxha.

Ndërkaq, analistët Lirim Mehmetaj dhe Arben Ratkoceri, besojnë se Fronti Evropian do të fitojë bindshëm, pasi ka 9 parti.

“Nuk jemi ne këtu me një garë pak a shumë të barabartë. Pra, situata është kjo a i fiton BDI mbi 20 deputetë dhe a ka mundësi VLEN-i me arrit në 6-7 deputet, kjo është gara. Dilema është a i fiton BDI-ja mbi 20 deputetë edhe a i kap VLEN-i 8 deputetë maksimumi” – tha Lirim Mehmetaj.

“Kemi një përvojë të sondazheve, do të thotë sidomos të kompanive serioze që ju kanë dalë, BDI edhe pa këto koalicion e nxirrnin para VLEN-it, me një diferencë jo shumë të madhe. Tani sidomos me partinë e turqve, me PDSH-në dhe me një pjesë të aleancës, sidomos në zonën 6, duket që BDI ka një përparësi solide dhe komode” – tha Ratkoceri.

E nga ana tjetër analisti Besim Hoda tha se, në këto zgjedhe do të fitojnë partitë politike dhe individët që garojnë në zgjedhje dhe do të humb populli për shkak se brenda këtyre dy blloqeve nuk ka asnjë strukturë me ideologji të re. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share