Driton Nebiu si drejtor i Agjencisë për Menaxhim me Pronën e Konfiskuar në Klan Debat sqaron kushtet e shitjes dhe se kush ka të drejtë të aplikojë për t’i blerë pronat e konfiskuara nga kjo agjenci. Pronat e Mijallkovit, sipas Nebiut, i kanë blerë persona fizik apo juridik privat dhe jo nga institucione të shtetit. Ai thotë se edhe shteti ka të drejtë që ndonjërën nga pronat e konfiskuara ta përvetësojë dhe ta shndërrojë për interesat apo për të ushtruar veprimtarinë shtetërore.
“Në ankand mund të aplikojë çdo qytetar i RMV-së në qoftë se i plotëson kushtet, normalisht aty ka kushte…”, sqaron shkurtimisht Nebiu në Klan Debat me Xhumadije Ibraimin./KlanMacedonia