Kush i emëroi dhe kush i kontrollon Gjykatësit e Kushtetueses?! BDI-ja akuzon VLEN-in dhe VMRO-në, VLEN akuzon LSDM-në dhe BDI-në!

BDI-JA AKUZON VLEN-IN DHE VMRO-NË, VLEN AKUZON LSDM-NË DHE BDI-NË!

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim akuzojnë se gjykatësit që kanë ngritur këtë çështje janë të afërt me VMRO-DPMNE-në dhe në ato pozita kanë ardhur me propozim të ish presideentit, Ivanov. Mes tjerash, integristët akuzojnë koalicionin shqiptar, VLEN si të shitur tek VMRO-ja.

“Çdo ditë, të parët e hyzmeçarëve, kryevazalët, dalin me qëndrime arsyetuese për deklaratën e Kryetarit të gjykatës kushtetuese kundër gjuhës shqipe dhe përsërisin qëndrimet e VMRO DPMNEsë. Ky hap do të jetë goditja e rradhës dhe më e rëndë që i bëhet Marrëveshjes së Ohrit, legjitimitetit etnik, barazisë në vend dhe marrëdhënieve ndëretnike. Darko Kostadinovski u zgjodh anëtar në Gjykatën Kushtetuese si propozim i VMRO DPMNE, konkretisht ish Presidentit Ivanov, ndërsa u bë kryetar në kohën e kësaj qeveria me legjitimitet monoetnik. Justifikimi nga VLEN dhe mediat e afërta me to për sakatosjen e gjuhës zyrtare shqipe është skandaloz dhe flet ata që janë të shitur, por edhe që po e shesin kombin shqiptar për pozitat e tyre”, thonë nga BDI.

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti dje duke folur rreth vendimit të mundshëm të gjykatës kushtetuese për abrogimin e ligjit të gjuhëve deklaroi se gjykatësit janë të afërt dhe përzgjedhur nga BDI dhe LSDM.

”E dijmë se Gjykata Kushtetuese përbëhet nga eksponentë të BDI-së dhe LSDM-së dhe mendoj se është një ndër tendencat, që në këtë rast, janë të gatshëm ta sakrifikojnë edhe gjuhën shqipe, vetëm për të krijuar situata destabilizuese dhe për të dalë e për të protestuar në rrugë. Kjo ndodh për shkak se ligji nuk është sjellë në mënyrë të duhur, e dyta – pse Gjykata Kushtetuese nuk ka vepruar në këtë drejtim. Sidoqoftë, ne nuk duam të ndërhyjmë në gjyqësi në Gjykatën Kushtetuese dhe mendoj se do të gjejnë forcë dhe energji për ta shqyrtuar dhe analizuar në mënyrë të saktë se çfarë veprimesh marrin, I cili mund të krijojë destabilizim dhe mund të prishë shumë procese valide dhe të rëndësishme për shtetin” – tha Izet Mexhiti, zv/kryeministër.

Ndryshe kryeministri Mickoski ka ndryshuar qëndrim dhe përkohësisht nuk kërkon shkarkimin e këshillit të prokurorëve dhe gjykatësve. Me të hapur tema lidhur me gjuhët është vet kryeministri ai që apelon deri tek partitë politike që të mos bëjnë presion mbi gjykatësit dhe kërkon që të pritet vendimi final dhe i njëjti të respektohet, sepse sipas tij, gjykata kushtetuese është organi më i lartë në shtet. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share