Kush është takuar me Gruevskin?

Ministri i jashtëm dhe zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani mohoi akuzat e opozitës shqiptare se ai apo ndonjë eksponent tjetër i BDI-së është takuar në Budapest me ish kryeministrin, Nikolla Gruevski. Rikthimit eventual të Gruevskit, për të cilin po flitet gjithnjë e më shumë ditëve të fundit, sipas Osmanit, më së shumit i frikësohet VMRO-DPMNE sepse mund të përçahet për shkak të popullaritetit të Gruevskit përballë Mickoskit.

Osmani akuzon opozitën shqiptare sepse, sipas tij, po luan lojën e VMRO-së, duke mbajtur në opinion tema të cilat i porosit Mickoski për hesap të tij. Atë që Mickoski nuk mund ta thotë publikisht për shkak të debateve brendapartiake, sipas Osmanit, e thotë me porosi përmes partive opozitare shqiptare.

Çka tha Osmani për akuzat e opozitës dhe për rikthimin eventual të Gruevskit, ndiqeni në videon e shkurtër më poshtë!

Lexo gjithashtu
Total
0
Share