Kush është Jack Teixeira, i arrestuar i FBI-së?

AI DYSHOHET SE ESHTE PERGJEGJES PER RRJEDHJEN E INFORMACIONEVE SENSITIVE TE PENTAGONIT

FBI  arrestoi Jack Teixeira si personi i cili nxori dokumentet sekrete ushtarake të SHBA.Por kush është 21-vjecari i cili nxorri në dritë informacionet më sensitive të Pentagonit?

Ky eshte Jack Teixeira i arrestuar te enjten per rrjedhjen e dokumenteve  secrete amerikane.

Gjithcka nisi ne faqen e mediave sociale Discord, aty ku edhe 21-vjecari postoi për vite me radhë.

I riu amerikan ishte pjesë e një grupi social anëtarët e së cilës vinin  nga Rusia , Ukraina dhe një numër vendesh të tjera  nga Evropa, Azia dhe Amerika e Jugut.

 Në fillim informacionet ishin pjesë e grupit  ‘Thug Shaker Central ’ por të dhënat më pas u gjeneruan në aplikacionin Telegram, veçanërisht në kanalet pro-ruse.

Ky rrjet përbëhej kryesisht nga adoleshentë të interesuar për armë dhe pajisje ushtarake.

Megjithatë, miqtë e tij thonë se Teixeira nuk ishte i interesuar të ndihmonte asnjë agjenci të huaj, por thjesht  po përpiqej t’u bënte përshtypje shokeve të grupit.

21 vjecari ishte një pilot i klasit të parë në bazën e Gardës Kombëtare Ajrore Otis në Massachusetts te ciles iu bashkua në vitin 2019 dhe punoi si  specialist IT.

Nje akuze qe pritet te rendoje ndaj tij eshte për mbajtjen dhe transmetimin e qëllimshëm të informacioneve të mbrojtjes kombëtare.

GAZETARE: XHUANA LIKA

Lexo gjithashtu
Total
0
Share