Kush do të ulet në karrigen e drejtorit të ATO-së, Angellovski anulon konferencën e sotme për shtyp?

Është anuluar konferenca e sotme për shtyp para Kuvendit e drejtorit të Agjencisë Tekniko Operative.

Nga ATO thonë se drejtori Zoran Angellovski për shkaqe të çështjeve urgjente, nuk do të mbajë konferencën e parlajmëruar për shtyp në orën 11.00.

“Ju njoftojmë se për çështje urgjente dhe të paevitueshme shtyhet për një kohë të pacaktuar konferenca e paralajmëruar për media e drejtorit të ATO-së para Kuvendit të RMV-së në orën 11:00”, thonë nga ATO.

Ndryshe, drejtorit aktual të ATO-së i skadon mandati dhe si rrjedhojë, institucioni në Kuvend ka dorëzuar propozim për shpallje të re, ku kërkohen kandidatë për “shef” të ri. Ndryshe, ligjdhënësi është mbikëqyrës i ATO-së.

Kuvendi i RMV-së në shtator të vitit 2018 zgjodhi për drejtor të këtij institucioni Zoran Angellovskin, i cili ka të mbaruar fakultetin për siguri në Shkup. Ai karrierën e tij 29-vjeçare e ka kaluar në Shërbimin e sigurisë shtetërore, Agjencionin për kundërzbulim dhe në Telekom.

ATO-ja u krijua si institucion pasardhës i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), gjegjësisht pas publikimeve të të ashtuquajturave “bomba”, përgjime këto që ishin bërë nga DSK.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share